IPKO Net - Dokufest

  • Share
    Share Video

  • Add
  • More
    Report this video as:
0 0
You have already voted for this video.
Ipko Net doket n'Dokufest 07.08.2007 Ipko Net sponsoron Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe t...
Ipko Net doket n'Dokufest 07.08.2007 Ipko Net sponsoron Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë -- Dokufest. Për Prizrenin, prej shtatorit, ndërkaq, ofron shërbimin DUO. Prishtinë, 6 gusht Dokufest, një ndër ngjarjet kulturore më të mëdha që organizohet në Kosovë, do të sponsorohet nga Ipko Net - duke qenë ofrues zyrtar i internetit gjatë tërë kohës sa do të mbahet festivali. Dokufest, që mbahet në Prizren prej datës 6 deri më 12 gusht 2007, sjell njerëz arti dhe kulture nga mbarë bota, duke e shndërruar qytetin mikpritës - Prizrenin - shumë të dashur për t'u vizituar. Ipko Net inkurajon zhvillimet kulturore, duke përkrahur organizime të mirëfillta si Dokufest. Një prej vlerave kryesore të Ipko Net është vetëdija shoqërore dhe përmes biznesit të vet synon që të jetë pjesë e procesit të ndërtimit të së ardhmes së Kosovës. Me këtë rast Ipko Net e promovon edhe shërbimin DUO (Internet + TV) për qytetaret e Prizrenit, të cilin fillon ta ofroj prej shtatorit edhe në Prizren. DUO është shërbimi më i përhapur i Ipko Net, të cilin sot e përdorin mbi 22.000 klientë në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, prej shtatorit në Prizren, dhe së shpejti edhe në qytetet tjera të Kosovës.
Related